20:16 / 24.09.2023
Zvicra dënon sulmin ndaj Policisë, përgjegjësit të sillen para drejtësisë
A.B/RTKlive
Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës.
“MPJ e Zvicrës bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje, ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm dhune duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJ e Zvicrës të publikuar në ‘X”.























