22:09 / 24.09.2023
Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës
SH.Ç/RTKlive
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka theksuar se Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe ka apeluar për deeskalim të tensioneve.
“Apelojmë për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe mbështesim punën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it të NATO-s në terren. Bëjmë thirrje për hetim të plotë”, ka deklaruar Ministria e Jashtme e Malit të Zi























