22:45 / 24.09.2023
PSG mposht Marseillen në derbin e madh francez
F.Bytyqi /RTKLive
PSG e ka fituar derbin e madh francez duke mundur rivalin e përjetshëm, Marseille-n, me rezultat bindës prej 4-0, të dielën në ‘Parkun e Princave’.
Kampionët në fuqi të Francës janë treguar ekip dominues në duel me Marseillen, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të mbrojtur titullin e kampioni në Ligue 1.
Achraf Hakimi (8’), Randal Kolo Muani (37’), G. Ramos (47’, 89’).
Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 11 pikëve dhe zë vendin e katërt, kurse, Marseille renditet e shtata me nëntë pikë.























