Rama: Përulem me nderim për efektivin e Policisë, Afrim Bunjaku
BKT
Lajme

Rama: Përulem me nderim për efektivin e Policisë, Afrim Bunjaku

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar edhe sot për sulmin e së dielës në veri të Kosovës.

Rama, përmes një postimi të shoqëruar edhe me një flamur të Kosovës në Facebook, tha se përkulet me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.

“Me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”.

Përmes një reagimi të dielen, kryeministri Rama deklaroi se kriminelët, autorët e ngjarjes, duhet të dalin para drejtësisë.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”, ka thënë Rama.


MË SHUME NGA Lajme