Organizohet mbledhje komemorative në nderim të policit, Afrim Bunjaku
A.B/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kanë organizuar mbledhjen komemorative me rastin e rënies heroike në krye të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, policit Afrim Bunjakut.
Në këtë mbledhje komemorative do të marrin pjesë edhe familja e rreshterit Afrim Bunjaku.
“Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.
Mbledhja komemorative mbahet me fillim nga ora 12:30 dhe mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës.























