Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës
BKT
Foto: Besnik Latifi/RTK
Lajme

Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës

Sh.Ç/RTKlive

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën në veri, e ka quajtur kriminal dhe terrorist.

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, Sarrazini ka thënë se të dielën është parë një situatë e tmerrshme.

"E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët, Policinë e Kosovës dhe të gjithë shtetin”, ka thënë Sarazin.


MË SHUME NGA Lajme