Ibishi: Vuçiq mundohet ta luajë rolin e Putinit në Ballkan
BKT
Lajme

Ibishi: Vuçiq mundohet ta luajë rolin e Putinit në Ballkan

M.Miftari/RTKlive

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, në “Mirëmëngjesi Kosovë” ka folur për situatën në veri të vendit, sidomos tani, pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, toger, dhe plagosjes të policit tjetër, Alban Rashiti, në fshatin Banjskë, në afërsi të Zveçanit, nga një grup terroristësh serbë.

Ai vlerëson vazhdon aksioni për kërkimin e bllokimin e terroristëve serbë të cilët ishin përgatitur mirë për të bërë një kryengritje të armatosur në Kosovë me gjithë atë arsenal armatimi, natyrisht, duke pasur parasysh vendin ku e kanë zgjedhur, fshatin Banjskë, si zorrë qorre, të shkëputur nga magjistralja Mitrovicë-Zveçan-Leposaviq, të ngjitur pjesa tjetër malore, afërsi e kufirit me Serbinë, që bën të mundur tërheqjen pas një aksioni të kryer.

Por, thekson Ibishi, ky aksion nuk gjeti mbështetje te popullata serbe, megjithatë është çështje hetimi se çfarë ka ndodhur në Manastir, ku ata gjetën strehim.

Ai, më tej, shtoi se në bazë të deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, vërtetohet involvimi i tij dhe pushteti serb në Kosovë.

Sipas tij, qëllimi ka qenë krijimi i një lufte hibride, të organizohet një kryengritje e armatosur, që Vuçiqi ta luajë rolin e Putinit në Ballkan, sidomos në Kosovë, Republika Srpska e në Mal të Zi, detyrat që merr nga rusët, por që nuk po arrin ta realizojë.

“Nuk ka guxim ta bëjë një invadim në Kosovë, përdor sistemin e luftës hibride, dike i futur në Kosovë disa grupe ekstremistësh serbë në brendi të kufirit, me armatim ushtarak e njësive të specializuara me qëllim të krijimit të një situate të tensionuar”, deklaroi mes tjerash, Ibishi, derisa shtoi se Vuçiq dje, në konferencë për media,qenë totalisht i humbur.


MË SHUME NGA Lajme