Varrimi i policit Afrim Bunjaku, vendorë e ndërkombëtarë në ceremoni
BKT
Lajme

Varrimi i policit Afrim Bunjaku, vendorë e ndërkombëtarë në ceremoni

V.Th. RTKlive

Ka nisur ceremonia e varrimit e policit që u vra dje në Banjskë të veriut, Afrim Bunjaku.

Në varrim po marrin pjesë figura të shumta publike, dhe një numër shumë i madh i kolegëve të Afrimit.

Varrimi i tij bëhet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ndryshe polici i ndjerë Afrim Bunjaku, u shpall sot “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.

E gjatë ceremonisë ka folur presidentja e vendit Vjosa Osmani e cila ka thënë se polici i vrarë dje Afrim Bunjaku, është heroi i secilit shqiptar. Osmani po ashtu potencoi se Bunjaku bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës.

Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmorë e u bë hero i Kosovës. Ai u shpreh se Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë e pavarësisë.


MË SHUME NGA Lajme