Ambasada e SHBA-së në Beograd dënon sulmet e dhunshme në veri
BKT
Lajme

Ambasada e SHBA-së në Beograd dënon sulmet e dhunshme në veri

M.Miftari/RTKlive

Për ngjarjen në Banjskë të Komunës së Zveçanit, ku nga një sulm terrorist nga kriminelë serbë u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së, në Beograd.

Përmes një statusi në “X” (ish-Twitter), ambasada SHBA-së në Beograd ka shkruar se dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

Ambasada e SHBA-së, me këtë rast, ka ftuar liderët e Kosovës e të Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE, në mënyrë që, të shmangen nga veprimet apo retorika që mund të nxisin tensione.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet apo retorikën që mund të nxisin tensione dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”,thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Beograd përmes rrjetit social “X”.


MË SHUME NGA Lajme