Franca dënon sulmin në veri, kërkon që autorët të dalin para drejtësisë
M.P. / RTKlive
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka dënuar sulmin e grupit terrorist serb ndaj policëve të Kosovës duke thënë se e vetmja formë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve është dialogu.
Nëpërmjet reagimit të lëshuar në faqen zyrtare tyre, shteti francez shpreh ngushëllimet për familjen e policit të vrarë dhe bën thirrje që autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë.
“Rëndësia e këtyre ngjarjeve nënvizon nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t'u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e cila është e vetmja mënyrë për të pasur sukses në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe do t'i lejojë ata të bëjnë përparim drejt BE-së”, thuhet në reagim.
























