Lajçak: Konsultime intensive e thelbësore për situatën në veri
BKT
Lajme

Lajçak: Konsultime intensive e thelbësore për situatën në veri

B. H. | RTKlive

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “X” se sot ka zhvilluar “konsultime intensive dhe shumë thelbësore” me këshilltarët e lartë të liderëve evropianë dhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar rreth situatës në veriun e Kosovës.

“Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak.

Ky takim vjen pas sulmit të djeshëm terrorist të grupit serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.


MË SHUME NGA Lajme