22:16 / 25.09.2023
Arrestohen edhe dy persona në Banjskë
B.H./RTKlive
Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit. Ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
“Ata janë zënë me një sasi të konsiderueshme të armëve", tha për RTK-në zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Ai tha se dy të arrestuarit janë punëtorë të hotelit dhe do të hetohet nëse ata kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës.























