22:51 / 25.09.2023
Kurti: Serbia përgjegjëse për përkrahjen e dhunës terroriste
M.P. / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social `X` ka shpërndarë armatimin e forcave terroriste serbe, duke thënë se Serbia është përgjegjëse për përkrahjen e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.
Ai ka shpërndarë një listë në gjuhën angleze ku detajohen llojet e armatimeve, tashmë të sekuestruara nga Policia e Kosovës.
“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak - të sekuestruara nga Policia e Kosovës në operacionin antiterror pas sulmit të djeshëm – nuk lë vend për dyshime: Autorët nuk vepruan vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për përkrahjen e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
























