Sulmi në veri, Kearns: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit
BKT
Lajme

Sulmi në veri, Kearns: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit

N.M. /RTKlive

Deputetja konservatore në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka deklaruar se ka shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar në një sulm të organizuar terrorist të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Kearns, në një postim në “X”, isht Twitter, ka vlerësuar se llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë.

“Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë”.

Si dihet, një grup kriminel i armatosur, përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.


MË SHUME NGA Lajme