Elshani: Situatë e qetë në veri, policia ndihmon banorët e Banjskës
BKT
Foto arkiv/ RTK
Lajme

Elshani: Situatë e qetë në veri, policia ndihmon banorët e Banjskës

A.B/RTKlive

Sot situata në veri paraqitet e qetë, teksa policia ka ndihmuar me ushqime banorët e Banjskës në Zveçan.

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për RTKlive se sot situata në veri është e qetë.

Elshani po ashtu ka bërë me dije se policia ka ndihmuar banorët me pako ushqimore.

Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu raporton nga veriu se KFOR-i po patrullon në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.


MË SHUME NGA Lajme