Policia: Deri tash 8 të arrestuar për sulmin terrorist në Banjskë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Lajme

Policia: Deri tash 8 të arrestuar për sulmin terrorist në Banjskë

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tash ka arrestuar 8 persona si të dyshuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Sipas njoftimit të policisë në Manastir është gjetur edhe një helmet e Policisë së Kosovës, e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Po ashtu janë gjetur edhe dy armë të gjata AK 47.

Tutje Policia ka deklaruar se njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë, po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve.

Policia ka njoftuar se mjetet e konfiskuara dje përbëjnë: një veturë rëndë të blinduar; dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë: një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm), tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta), dy armë të gjata (mitraloza),një snajper (black spear 12.7mm), një minahedhës (82 mm), njëzet e dy armë të gjata (AK 47), një automatik (RPZ), dy pushkë gjuetie, dy armë të shkurta (revole), një granatë dore, shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47, nëntë jelekë antiplumb, një radiolidhje, tetë çanta ushtarake, gjashtë uniforma ushtarake.


MË SHUME NGA Lajme