18:24 / 26.09.2023
Baerbock: Serbia të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna
SH.Ç/RTKlive
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar për sulmin terrorist të serbëve në veri të Kosovës.
Përmes profilit të saj në platformën ‘X’, Baerbock ka shkruar se të gjithë duhet të dinë rolin e tyre në Kosovë. Ajo ka theksuar se Serbia duhet të kërkojë heqjen dorë nga dhuna.
“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që dikush bën për deeskalim. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka shkruar ajo.























