Kurti: Dy vjet më parë, Serbia dërgoi afër kufirit avionët luftarakë
SH.Ç/RTKlive
Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar edhe një herë për sulmin terrorist që ndodhi të dielën në veri të vendit, ku për pasojë një polic u vra dhe një tjetër u plagos.
Kryeministri Kurti përmes një postimi në platformën “X”, ka shkruar se dhuna dhe agresioni i Serbisë janë intensifikuar, derisa ka përmendur ngjarjen e para dy viteve ku Serbia kishte dërguar avionë luftarakë pranë kufirit me Kosovën.
Kurti ka theksuar se Kosova është e vendosur që ta mbrojë demokracinë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.
“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.























