Pacolli: Të dielën u shfaqë Serbia e vërtetë|Video
BKT
Lajme

Pacolli: Të dielën u shfaqë Serbia e vërtetë|Video

Sh. Gashi/ RTKlive

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në emisionin `Zona parlamentare` në RTK, ka thënë se në sulmin terroristë për fat të keq humbi jetën një polic. Kjo sipas saj është një dhimbje e madhe për krejt Kosovën e në veçanti për familjen.

Duke komentuar sulmin terroristë, deputetja, Fitore Pacolli ka thënë të dielën se u shfaqë Serbia e vërtetë.

“U shfaqë ajo Serbi, e cila nëpër debate ose nëpër delegacione para ndërkombëtarëve shfaqej kinse është e interesuar për dialog, ndërkohë planifikon sulme prapa shpinës. Ne pamë gjithë atë armatim të cilin ata e kishin, ne i pamë të gjithë ata individ të veshur me rroba të ushtarëve dhe ishin thjesht një grup mirë i organizuar. Ishte i planifikuar shumë kohë më përpara. Ne saktë nuk e dimë cilat kanë qenë planet e tyre dhe cilat kanë qenë synimet e tyre, mirëpo Policia e Kosovës në mënyrë shumë profesionale arriti që brenda pak orëve ta qetësoj situatën dhe të ketë gjithçka në kontroll”, ka thënë deputetja Pacolli.

Pacoli ka foli edhe për Listën Serbe, duke thënë se kanë informacione se është i përfshirë nënkryetari i saj në sulmin terrorist të së dielës.

“Është i përfshirë edhe nënkryetari i kësaj partie të cilit ju kanë gjetur edhe dokumentet e tij në makinë dhe i janë konfiskuar. Kemi informata që ai po shërohet në Beograd nga plagët që ai i ka marr. Tani kemi të bëjmë më një situatë ku ne e kemi një parti, Lista Serbe e Kosovës e cila nuk merr pjesë as në punën e Kuvendit të Kosovës, por deputetët vijnë aty vetëm sa për të marrë pagat. Vijnë çdo gjashtë muaj nënshkruhen për të mos e humbur mandatin”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, kjo parti serbe tash haptazi u zbulua që është pjesë edhe e grupeve të tilla terroriste të cilat synojnë që ta destabilizojnë situatën në Kosovë.

“Tash i mbete institucioneve të shtetit të Kosovës, ato të cilat janë përgjegjëse të marrin vendim edhe për partitë politike të cilat marrin pjesë në aksione të tilla që e rrezikojnë sigurinë e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera Pacolli.


MË SHUME NGA Lajme