Elshani: Përfundon aksioni i bastisjes në Banjskë
BKT
Lajme

Elshani: Përfundon aksioni i bastisjes në Banjskë

Edina Avdiu/ RTK

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës për bastisje në Banjskë të Zveçanit, ka konfirmuar për RTK-në, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se të mërkurën paradite do të vendoset se si të procedohet tutje.

Të dielën, si pasojë e një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. 

Gjatë bastisjes, Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha. Gjithashtu ka Arrestuar të dyshuar për sulmin terrorist të së dilës.


MË SHUME NGA Lajme