Lirohet për qarkullim rruga për në Banjskë
BKT
Foto/ Arlinda Sejda/RTK
Në Fokus

Lirohet për qarkullim rruga për në Banjskë

A.Sejda &A.Bela/ RTKlive

(E plotësuar, ora 12:00) Gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda raporton se është liruar për qarkullim rruga për në Banjskë.

Rruga për në Banjskë vazhdon edhe sot të jetë e bllokuar|VIDEO

(E plotësuar, ora 10:15) Edhe sot rruga për në Banjskë vazhdon të jetë e bllokuar. Rruga për këtë fshat të Zveçanit është e mbyllur për qarkullim normal, pas sulmit terrorist që u bë nga një grup i armatosur serb i mbështetur nga Serbia.

Gazetarja e  RTK-së, Arlinda Sejda raporton se njësia Speciale e Policisë së Kosovës po kryen kontrolle rigoroze të veturave civile që kryesisht janë me targa KM në hyrje dalje të udhëkryqit që qon në fshatin Banjskë.

Sot vendoset se si të procedohet tutje rreth zhvillimeve në veri

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, tha për RTK se sot paradite do të vendoset se si të procedohet tutje pas përfundimit të aksionit të bastisjes në Banjskë.

Ndryshe të dielën, si pasojë e një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. 

Gjatë bastisjes, Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha. Gjithashtu ka Arrestuar të dyshuar për sulmin terrorist të së dilës.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë.


MË SHUME NGA Në Fokus