Shqipëria me filmin ‘Alexander’ drejt çmimeve Oscars
M.P. / RTKlive
Filmi dokumentar “Alexander” nën regjinë e Ardit Sadikut është zgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë për garën ndërkombëtare të çmimeve “Oscars”.
Dokumentari do të garojë në kategorinë “International Feature Film”. “Përzgjedhja u bë nga Komisioni i ngritur me Urdhër nr.332, datë 23.08.2023, të Mbikëqyrësit të Qendra Kombëtare e Kinematografisë, znj. Zerina Bruci. Komisioni përbëhet nga Z. Arben LAMI (Kryetar) dhe anëtarë: Znj. Gerta Qurku, z. Eno Milkani, z. Genc Përmeti dhe z. Florenc Papas”, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Tema e filmit ndërlidhet me përpjekjet e shqiptarëve për liri. “Kjo është historia e mekanikut të flotës detare Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria. Liria për të dhe familjen e tij, erdhi vetëm në këmbim të një sakrifice të madhe”, njofton QKK e Shqipërisë.























