Elshani nga Banjska: Nuk kemi pasur qëllim për t’i vrarë 30 vetë
BKT
Në Fokus

Elshani nga Banjska: Nuk kemi pasur qëllim për t’i vrarë 30 vetë

A.B/RTKlive

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka folur sot nga Banjska e Zveçanit.

Ai tha se hetimet nuk do të përfundojnë edhe për një kohë të gjatë, mirëpo shtoi se bastisjet nëpër zonën e banimit kanë përfunduar.

“Hetimet nuk kanë me përfunduar edhe një kohë të gjatë sepse edhe për neve është interesant me e ditë se pse u zgjedh ky vend në këtë formë dhe çka ka qenë qëllimi i këtyre njerëzve të armatosur që me arrti në këtë fshat. Banjska është një fshat i qetë, i mirë, njerëzit janë të qetë. Bastisjet, kontrolli, në zonën e banimit ka përfunduar, kemi bërë një kontroll goxha të mirë edhe rreth malit”, tha Elshani, raporton RTKlive.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, tha se Policia zbaton ligjin. “Jemi shumë të përgatur ne komunikim shumë të mirë me KFOR-in”, thai. Kurse për largimin e terroristëve tha se nuk ka për qka të folur.

Elshani tha se qëllimi i Policisë ka qenë që ta lirojnë Banjskën nga grupet e organizuara kriminale dhe jo t’i vrasin 30 njerëz. “Nuk kemi pasur qëllim me i vra 30 vetë në asnjë moment, nuk kemi pasur qëllim me vra asnjë. Qëllimi jonë është me marrë territorin tonë, me e liru këtë vend prej grupeve të organizuara kriminale. Nëse ka pasur viktima e të lënduar, kanë qenë pjesë të procesit. Nuk ka pasur dëme kolaterale”, tha ai.

Sipas tij armatim ka pasur gjithkah, jo në shtëpitë private, por jashtë. “Nuk po dua të lëshohem në deklarata. Kemi hyrë nëpër shtëpi për të parë nëse ka pasur gjuajtje, më së shumti gjuajtje ka pasur rreth shtëpive. Ka pasur gjithkah”, tha ai.

Elshani u pyet nëse kanë gjetur prova për praninë e Milan Radojiçiq në manastir, po tha se nuk mund të “thotë asgjë”.

Krues për dorëzimin e armëve, Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, tha se kjo i takon më hetimeve.


MË SHUME NGA Në Fokus