Abdixhiku: Duhet unitet nacional përballë Serbisë
BKT
Lajme

Abdixhiku: Duhet unitet nacional përballë Serbisë

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti ka shprehur domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia.

Ai ka thënë se në takim u informua mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit.

“Mbrëmë, kam pranuar ftesë nga Presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së. Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore  – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm.Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional  në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se pas fitores së betejës kundër terrorizmit në terren, është koha edhe për fitore diplomatike në politikë.

“Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren.Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë.Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, ka shtuar Abdixhiku.


MË SHUME NGA Lajme