Sveçla publikon dëshmi të reja për implikimin e Serbisë në sulmin terrorist
BKT
Lajme

Sveçla publikon dëshmi të reja për implikimin e Serbisë në sulmin terrorist

B. H. | RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar dëshmi të reja për implikimin e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë.

Ai ka publikuar një dokument në Facebook, ku vërtetohet se ushtria e Serbisë i ka dorëzuar grupit terrorist lansuesit e granatave.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.  Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka theksuar se “atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”.


MË SHUME NGA Lajme