I ndahet medalja “Mburojë e Policisë” familjes së heroit Afrim Bunjaku
BKT
Lajme

I ndahet medalja “Mburojë e Policisë” familjes së heroit Afrim Bunjaku

F.Sertolli / RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i ka ndarë familjes së heroit Afrim Bunjaku medaljen “Mburojë e Policisë”, si dhe në emër të ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë, si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe, në emër të Policisë së Kosovës, shprehu ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku, i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme