Reece James akuzohet se ka fyer gjyqtarin në tunel
BKT
Sport

Reece James akuzohet se ka fyer gjyqtarin në tunel

Uran Krasniqi / RTKLive

Kapiteni i Chelseas, Reece James është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit për një incident në tunel pas humbjes së skuadrës së tij nga Aston Villa të shtunën.

James dyshohet se është përballur me gjyqtarin Jarred Gillett pas humbjes, të cilin e ka ofenduar. 
Chelsea mbeti me dhjetë lojtarë në pjesën e dytë të ndeshjes pasi mbrojtësi Malo Gusto u përjashtua nga fusha në minutën e pesëdhjetë e tetë për lojë të rrezikshme.
Federata ka thënë në një deklaratë se James është ka bërë shkelje të Rregullit E3 të FA pas ndeshjes së Chelsea në Premier League kundër Aston Villa të dielën më 24 shtator.
Mbrojtësi i djathtë ka afat deri më 29 shtator për t'iu përgjigjur akuzës.