Vuçiq: Radojçiq gjendet në Serbi dhe ka pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet
BKT
Lajme

Vuçiq: Radojçiq gjendet në Serbi dhe ka pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet

M.M./RTKlive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në orët e mbrëmjes në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ka deklaruar se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet serbe.

 “Ai do t’i përgjigjet ftesës nga autoritetet kompetente në Serbi. Republika e Serbisë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha ai, duke mohuar se Radojçiq është i plagosur.

Në një intervistë për RTS, presidenti serb, tha se Radojçiq nuk është fshehur, sipas tij, “ai e konsideron veten luftëtar të lirisë... Ai kurrë nuk ka hequr dorë nga shokët e tij dhe kurrë nuk do ta bëjë, por ka gjëra dhe pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet”.

Radojçiq akuzohet se ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin terrorist, më 24 shtator, ku u vra edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, rreshteri, Afrim Bunjaku.

I pyetur rreth videos ku shihet se Radojiçiq ishte në krye të grupit terrorist, që u publikua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, Vuçiq tha se kjo do të përcaktohet nga autoritetet kompetente.


MË SHUME NGA Lajme