Pas Juventusit, radha e Interit për t`u mposhtur nga Sassuolo
BKT
Sport

Pas Juventusit, radha e Interit për t`u mposhtur nga Sassuolo

Uran Krasniqi / RTKLive

Sassuolo e ka mposhtur edhe Interin pas fitores ndaj Juventusit në javën e kaluar. 

Madje skuadra e trajnerit Alessio Dionisi ka fituar me përmbysje.
Derisa koha e rregullt e pjesës së parë nuk ka dhënë diçka, kanë qenë minutat shtesë të pjesës së parë kur Dumfries ka kaluar "ziekaltërit" në avantazh. 
Në pjesën e dytë Sassuolo është kthyer në lojë. Ka qenë reprezentuesi shqiptar, Nedim Bajrami ai i cili e ka barazuar rezultatin në minutën e pesëdhjetë e katërt. Vetëm nëntë minuta më vonë Sassuolo ka realizuar edhe një herë përmes Berardit, duke e vulosur kështu fitoren e mysafirëve. 
Pas kësan ndeshje Inter dhe Milan bashkëkryesojnë në tabelë me pikë të njëjta. Sassuolo gjendet në vendin e tetë.