Një rezolutë për Specialen i dërgohet qeverisë zvicerane
BKT
Gjykata Speciale

Një rezolutë për Specialen i dërgohet qeverisë zvicerane

A.B/RTKlive

Drejtori i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka arritur të mbledh 30 nënshkrime të deputetëve zviceranë nga të gjitha partitë politike për rezolutën e paraqitur për Gjykatën Speciale, për të cilën ai ngre dyshime.

Rezoluta e iniciuar nga “Zëri Perëndimor i Kosovës” i është dorëzuar sot qeverisë zvicerane, nga e cila kërkohet kujdes për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët që po mbahen në paraburgim në Hagë për gati tri vjet.

“Zëri Perëndimor i Kosovës” përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se Bislimi përmes kësaj rezolute kërkon që të ketë respektim të procedurave gjyqësore dhe një gjykim të drejtë në nivel ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale