Baraliu: Serbia nuk është faktor i stabilizimit dhe bashkëpunimit
BKT
Lajme

Baraliu: Serbia nuk është faktor i stabilizimit dhe bashkëpunimit

Shqipe Gashi/ RTKlive

Njohësi i rrethanave politike në vend, Mazllum Baraliu në magazinën “Info Plus” në RTK, tha se Kosova i ka institucionet e veta dhe është e zonja që vet të propozoj për fatin e vet.

Ai ka folur për deklaratën e Edi Ramës rreth rolit të KFOR-it në veri të vendit. “Mendoj që një gjuhë  e tillë nuk i shkon në favor më të mire për arsye se KFOR-i e ka misionin e vet”, tha Baraliu.

Sipas tij Vuçiqi me deklaratat që po i jep kohë pas kohe vet po e pranon involvimin e plotë të tij në këtë situatë, duke mos ditur as çka po thotë. “Edhe me shkronjë edhe me dokument edhe me fotografin të shtetit të Serbisë  në këtë situatë”, tha.

Baraliu theksoi se Bashkimi Evropian duhet që të ndërrojë pllakën e veprimit, gjegjësisht politikën. “Serbia nuk është faktor i stabilizimit dhe bashkëpunimit, por e kundërta e kësaj, është faktor që kalkulon në disa karrige dhe qëllim e ka atë që quhet destabilizim dhe bashkëpunimi i saj me Rusinë", theksoi ai.

Sipas tij duhet të shihet edhe ndikimi i Listës Serbe në këtë sulm. “Kjo nuk do hiç koment, ku nënkryetari i saj që është më shumë se vet kryetari i saj njeri më me ndikim  i sanksionuar nga ShBA dhe Britania e Madhe”, theksoi njohësi i rrethanave politike në vend, Mazllum Baraliu.


MË SHUME NGA Lajme