MPJ-ja brendit “Lacoste”: Gjokoviqi, person që nderon terroristët
BKT
Lajme

MPJ-ja brendit “Lacoste”: Gjokoviqi, person që nderon terroristët

Sh.G

Ministria e Punëve të Jashtme i ka reaguar brendit të njohur “La Coste”, i cili sponsorizon tenistin serb, Novak Djokoviq, kjo pasi ky i fundit nderoi tre terroristët që u vranë në veri. MPJ përmes një shkrimi në Twitter, ka etiketuar brendin duke i përmendur se polici i vrarë, Afrim Bunajku, ka qenë një baba, bashkëshort dhe shërbyes i shtetit të tij dhe gjithë qytetarëve.

“Ai u vra në në sulm terrorist i cil u dënua nga ShBA dhe BE-ja. Personi që ju e sponsorizoni, Djokoviq, sapo nderoi këta terroristë para 13.9 milionë ndjekësve të tij”,  thuhet në postim.

Po ashtu, MPJ-ja ka pyetur nëse brendi miliardë dollarësh dëshiron të jetë i lidhur me glorifikimin e terrorizmit.


MË SHUME NGA Lajme