Banjska, katër ditë pas terrorit
BKT
Foto/RTK
Lajme

Banjska, katër ditë pas terrorit

Edina Avdiu/RTK

Gjithçka ndodhi të dielën pas mesnate kur një grup i armatosur e i maskuar nisi të sulmonte policinë. Por, forcat e Kosovës, me një plan mirë të ndërtuar, arritën që brenda pak orësh ta fusin nën kontroll fshatin Banjskë.

Në ditën e katërt, Banjska duket e qetë, megjithatë e monitoruar nga Policia e Kosovës. Banorët që jetojnë atje thonë se ende janë të traumatizuar nga ajo çfarë ndodhi të dielën, raporton RTK.

Ishte 24 shtatori, kur një patrullë e policisë po patrullonte në Banjskë të Zveçanit. Dy kamionë kishin bllokuar hyrjen për në këtë fshat, që ka një numër jo fort të madh të banorëve të nacionalitetit serb.

Terroristët serbë, të prirë nga Millan Radojiçiq, vranë rreshterin e policisë Afrim Bunjakun. Pjesëmarrja e Radojiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, u vërtetua nga pamjet e policisë që u realizuan me dron.

Duke parë këtë situatë, u aktivizuan njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës. Forcat e Policisë së Kosovës me një plan mirë të ndërtuar arritën që brenda pak orësh ta fusin nën kontroll fshatin Banjskë.

Për katër ditë ky fshat ishte i izoluar, pasi njësitet e specializuara po kryejnë hetime, duke mbledhur prova për të dëshmuar se ky akt terrorist qendrën e kishte në Beograd. Kështu të paktën kanë dëshmuar dokumentet që kanë publikuar autoritet e Kosovës.

Në ditën e pestë, Bansjka duket e qetë, megjithatë e monitoruar nga Policia e Kosovës. Banorët që jetojnë këtu thonë se akoma janë të traumatizuar nga terroristët dhe krejt ajo çfarë ndodhi të dielën.

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani cili ishte pjesë e aksionit, tha për RTK se Policia po vazhdon kërkimet në pjesët malore të fshatit edhe pas katër ditësh.


MË SHUME NGA Lajme