Përfundoi bastisja e Policisë në lokacionet në veri për sulmin terrorist
BKT
Foto/Edina Avdiu/RTK
Lajme

Përfundoi bastisja e Policisë në lokacionet në veri për sulmin terrorist

E.Avdiu &A.Bela / RTKlive

(E plotësuar, ora 10:00) Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në pesë lokacionet në tri komunat veriore, lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj Policisë në Banjskë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

(E plotësuar, ora 09:40) Policia e Kosovës dhe EULEX-i duke u larguar nga vila në zonën e liqenit të Ujmanit që dyshohet se është ne pronësi të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq. Po ashtu raportohet se Policia ka sekuestruar një anije.

Policia bastisi vilën e Radojiçiqit në zonën e liqenit të Ujmanit

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit. Në orët e para të mëngjesit Policia ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit e cila dyshohet se në pronësi te nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Përfundon bastisja në katër lokacione në veri lidhur me sulmin në Banjskë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për RTK se në katër lokacione ka përfunduar bastistja, kurse vetëm edhe në një lokacion nuk është kryer ende bastisja.

Policia e Kosovës njofton se është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

"Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR", thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme