Haradinaj në gjykatë: Vendimi për 53 milionëshin ishte i drejtë
BKT
Lajme

Haradinaj në gjykatë: Vendimi për 53 milionëshin ishte i drejtë

Arlinda Sejda | RTK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po dëshmon sot në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai po dëshmon në cilësinë e ish-kryeministrit në aferën e 53 milionëshit, ku i akuzuar kryesor është ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Haradinaj ka thënë se vendimi për ndarjen e 53-milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel-Enka” ka qenë i drejtë.

Sipas Haradinajt projekti për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, nuk do të mund të vazhdonte po të mos ndaheshin këto mjete.


MË SHUME NGA Lajme