Vuçiq: Radojçiqi ka dhënë dorëheqje nga nënkryetari i Listës Serbe
BKT
Lajme

Vuçiq: Radojçiqi ka dhënë dorëheqje nga nënkryetari i Listës Serbe

M.Miftari/RTKlive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, TV Espanyol, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq, raporton Euronews.

Në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb situatën në Kosovë e cilësoi si shqetësuese.

Millan Radojçiq akuzohet se ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin terrorist, më 24 shtator, ku u vra edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku.

Radojçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.


MË SHUME NGA Lajme