14:30 / 29.09.2023
Woelk kërkon t’i vihen sanksione Serbisë
A.B/RTKlive
Federica Woelk, asistente e akredituar e Parlamentit Europian, ka shkruar sot në platformën ‘X’, rreth zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me sulmin terrorist i mbështetur direkt nga Serbia.
Ajo ka kërkuar nga që t'i vihen sanksione ndaj Serbisë. “Më në fund e vërteta. Bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiqit, Radoiçiq, pranon se ai ishte udhëheqësi i sulmeve terroriste vdekjeprurëse ndaj Policisë së Kosovës në Banjska”, shkroi ajo në platformën ‘X’.
























