16:25 / 29.09.2023
Organizohet për herë të parë Panairi i Librit për fëmijë
M.P / RTKlive
Për herë të parë do të organizohet Panairi i Librit për fëmijë. Ngjarja do të organizohet si bashkëpunim mes organizatës ETEA, bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Ministrisë së Kulturës dhe librarisë “Dukagjini”, ndërkaq do të nis më 4 tetor deri më 7 tetor.
“Panairi i parë i Librit për fëmijë premton të jetë një aventurë magjike në ngjarjen më të re kulturore që ju takon ekskluzivisht fëmijëve”, njofton MKRS.
Panairi i Librit do të organizohet në Amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.























