Osmani: Zvicra parter strategjik i Kosovës
BKT
Foto: Presidenca
Lajme

Osmani: Zvicra parter strategjik i Kosovës

V.Th. RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.

Zvicra, sipas presidentes Osmani është një parter strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i numrit të madh të kosovarëve që jetojnë  atje.

Duke falënderuar shteti zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, presidentja Osmani e ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit nga Serbia kundër Kosovës.

Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përsëritjes së akteve të tilla.

 


MË SHUME NGA Lajme