Drita dhe Gjilani do të përballen në Lipjan
BKT
Sport

Drita dhe Gjilani do të përballen në Lipjan

Uran Krasniqi/RTKLive

Drita dhe Gjilani ndeshjen e xhiros së tetë në “Albi Mall” Superligë do ta zhvillojnë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Kështu ka vendosur Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa njoftimi është bërë nga Gjilani.

"Sport Club Gjilani ka pranuar zyrtarisht komunikimin nga Federata e Futbollit e Kosovës për zhvillimin e ndeshjes së xhiros së tetë në “Albi Mall” Superligë ndaj kundërshtarit FC Drita (Referuar më poshtë si klubi nikoqir). Lokacioni për zhvillimin e takimit është caktuar stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan, ndërkohë që me kërkesë të klubit nikoqir është vendosur që në stadium të jetë prezent vetëm një grupim i tifozërisë dhe në këtë rast është ndaluar prezenca e tifozëve në mënyrë të organizuar të cilët do jenë në mbështetje të klubit të Gjilanit. Ftojmë gjithë mbështetësit e klubit, në veçanti grupimin “Skifterat” të mos veprojnë në afeksion, por të vazhdojnë mbështetjen dhe përkrahjen e ekipit edhe në format tjera, përveç asaj fizike në stadium", ka shkruar Gjilani. "Ne, do të vazhdojmë të mbetemi prapa politikave për afrimin e tifozëve më afër klubit, sepse mbështetja e tyre është e domosdoshme në të gjitha format".