20:02 / 29.09.2023
Pioli i jep përparësi Juventusit në garën për titull
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pret që për titullin e kampionit në Itali të luftojnë katër skuadra, ndërsa mes tyre ai e favorizon Juventusin.
Sipas tij, Inter, Napoli, Milan e Juventus do të tentojnë vendin e parë, mirëpo një skuadër e Juventusit pa ndeshje evropiane është padyshim një shqetësim.
“Janë katër klube që do të luftojnë për Scudetton, me Juventusin favorit sepse të mos luash të gjitha kupat mund të të sjellë pikë shtesë”, ka thënë ai.
Aktualisht Inter dhe Milan bashkëkryesojnë në tabelë me pikë të njëjta, me nga pesëmbëdhjetë.
Milan ndeshet me Lazion të shtunën, kurse katër ditë më pas do të udhëtojë për t'u përballur me Borussia Dortmundin në Champions League.























