Osmani pret Angilin: Koordinim me politikën e jashtme turke
BKT
Lajme

Osmani pret Angilin: Koordinim me politikën e jashtme turke

E.Hoti/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot  në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Osmani tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht në menaxhimin e situatës aktuale, por edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në raport me zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

“Në takim me ambasadorin Angili, presidentja Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në politikën e jashtme me Turqinë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme