Blinken telefonon Vuçiqin: Paralajmëron masa ndaj Serbisë
BKT
Lajme

Blinken telefonon Vuçiqin: Paralajmëron masa ndaj Serbisë

M.Sh/RTKlive

Sekretari amerikan i Shteti, Anthony Blinken ka njoftuar se ka biseduar me presidentin serb Aleksander Vuçiq për situatën e fundit në Kosovë e rajon.

“Kam biseduar me presidentin Vuçiq për të theksuar nevojën për depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën dhe për të mbajtur përgjegjës, përgjegjësit për sulmet e fundit të dhunshme. Gjithashtu u theksua rëndësia e zbatimit të plotë të detyrimeve në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, ka deklaruar Blinken.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë për mediet serbe se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin Blinken, nga i cili ka marrë paralajmërim “për masa ndëshkuese ndaj Serbisë nëse nuk sillet siç duhet”.

Presidenti serb tha se biseda me sekretarin amerikan nuk ka qenë e lehtë.  Ai po ashtu tha se të dy janë pajtuar se është i nevojshëm “shtensionimi dhe shtimi i rolit të KFOR-it” në veri.

Presidenti serb ka mohuar se Serbia ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie.

Edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby se Blinken ka nënvizuar nevojën për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës dhe për kthim në dialog.


MË SHUME NGA Lajme