Arrestohet i dyshuari për vrasje të civilëve në luftën e Kosovës
BKT
Në Fokus

Arrestohet i dyshuari për vrasje të civilëve në luftën e Kosovës

M.P / RTKlive

Është arrestuar pjesëtari i ushtrisë serbe me dyshimin për vrasjen e tre civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në Prizren me datën 01.09.1998 në orët e hershme të mëngjesit. Arrestimi i tij ka ndodhur dje në Mitrovicë.

“I dyshuari  gjatë periudhës së luftës në Kosovë  ka qenë i mobilizuar  në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje  me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tri viktima civile meshkuj shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

 


MË SHUME NGA Në Fokus