12:22 / 30.09.2023
Hoxhaj: Nëse BE është e besueshme, të vendosë sanksione kundër Serbisë
M.P / RTKlive
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar në rrjetin social X duke thënë se besueshmëria ndaj Bashkimit Evropian ndërlidhet me sanksionet të cilat duhet t’i ndërmerrë ndaj Serbisë për gjendjen në veri.
Këtë Hoxhaj e ka thënë pas raportimeve se forcat ushtarake serbe po qëndrojnë afër kufirit me Kosovën.
“Pas aktit të fundit të agresionit kundër Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, ka shkruar ai.
























