14:07 / 30.09.2023
Ushtria serbe në kufi, Roth: Ky është kontributi i Vuçiqit, BE ku je?
M.P / RTKlive
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas raportimeve të shtimit të forcave ushtarake serbe në kufirin e Kosovës.
Në rrjetin social X, Roth ka shtruar pyetjen ironike nëse ky është kontributi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për de-eskalimin e situatës. Gjithashtu, ai ka kërkuar llogari nga Bashkimi Evropian për mosreagimin e tyre.
“I nderuari President Aleksandër Vuçiq, pyes veten nëse ky është kontributi juaj për de-eskalimin, paqen dhe pajtimin? Ku dreqin është Bashkimi Evropian?”, ka shkruar Roth.
























