Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon
BKT
Lajme

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon

M.M./RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Përmes një komunikate për medie nga Presidenca bëhet e ditur se në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës, si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë”, thuhet, ndër të tjera, në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme