Arsenal merr fitore të lehtë nga Bournemouth
BKT
Sport

Arsenal merr fitore të lehtë nga Bournemouth

Uran Krasniqi / RTKLive

Arsenali ka rimarrë vendin e tij në topkatërshen e Premier League, pasi sot ka fituar thellë kundër Bournemouth. 

Skuadra e Mikel Arteta ka fituar me rezultat 0-4.

Arsenal ka gjetur golin e epërsisë qysh herër kur ka realizuar Saka (17'). Pastaj pas rreth tridhjetë minutash ka shënuar prapë me Odegaard (44'), duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh prej dy golave. 

"Topçinjtë" nuk janë ndalur as në pjesën e dytë. Kanë shënuar edhe dy herë të tjera. Havertz (53') është treguar i saktë nga penalltia, ndërsa White ka vulosur rezultatin përfundimtar.  

Bournemouth, që në tabelë është në pozitën e tetëmbëdhjetë, është ende pa një fitore në ligë nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola. Arsenal aktualisht gjendet në pozitën e dytë me shtatëmbëdhjetë pikë, një më pak se Manchester City që kryeson.