Tottenham mposht Liverpoolin e mbetur pa dy lojtarë
BKT
Sport

Tottenham mposht Liverpoolin e mbetur pa dy lojtarë

Uran Krasniqi / RTKLive

Tottenham Hotspur e ka shfrytëzuar epërsinë numerike për ta mposhtur Liverpoolin në ndeshjen e vlefshme për Premier League. 

Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-1.

I mbetur nga minuta e njëzet e gjashtë pa Jones, Liverpool pjesëlojën e parë e ka luajtur me një lojtar më pak. 
Ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur skuadra e trajnerit Ange Postecoglou ka gjetur golin e epërsisë. Heung-min ka pranuar një top nga Richarlison të cilin pastaj e ka çuar në rrjetë. 
Gëzimi i "Spurs" nuk ka zgjatur shumë pasiqë "Reds" në minutën e katërt të kohës shtesë ka barazuar me Gakpo. 
Me këtë rezultat baras është kryer pjesa e parë. 
Pjesa e dytë ka nisur e barabartë, dallimi për një lojtar nuk vërehej shumë, por diferenca e madhe ka ndodhur në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë kur Jota ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është detyruar ta lë fushën. 
Nga ky moment posedimi i topit i ka takuar Totenham, mirëpo Liverpool ka rezistuar. 
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej baras 1-1, në minutën e fundit të ndeshjes, ka qenë Matip ai i cili me autogolin e tij i ka dhënë fitoren Tottenham. 
Pas kësaj ndeshje "Spurs" kalon në vendin e dytë me shtatëmbëdhjetë pikë, një më pak se Manchester City që kryeson.