Bayern Munich s`lejon mposhtjen nga Leipzig
Uran Krasniqi / RTKLive
Bayern Munich ka bërë një rikthim të shtunën kundër RB Leipzig, duke nxjerrë barazim në "RB Arena" dhe duke shmangur humbjen e parë të sezonit në Bundesligë.
Në një ndeshje ku janë shënuar katër gola rezultati përfundimtar ka qenë 2-2.
Skuadra e drejtuar nga Marco Rose ka kaluar në epërsi qysh herët me golin e Openda (20') dhe e ka dyfishuar atë me golin e Lukeba (26'), duke ia dalë që dyzet e pesë minutëshin e parë ta mbyllë me avantazh prej dy golave.
Mirëpo pjesa e dytë ka pasur zhvillim tjetër, e cila nuk ka folur në favor të vendasve.
Ka qenë fillimisht Kane ai i cili në minutën e pesëdhjetë e shtatë e ka zvogëluar epërsinë, kur është treguar i saktë nga pika e bardhë e pastaj trembëdhjetë minuta më vonë Sane e ka barazuar rezultatin.
Aktualisht Bundesliga kryesohet nga Bayer Leverkusen që ka gjashtëmbëdhjetë pikë, kurse Bayern Munich gjendet në vendin e tretë me katërmbëdhjetë pikë e Leipzig në vendin e pestë me trembëdhjetë pikë.























